Klubi i Ligës Premier, Ipswich Town thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me Burnley për transferimin e portierit të Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric.
Sipas mediumit The Athletic, marrëveshja mes Ipswich Towns dhe Burnleyt thuhet se ka një vlerë fillestare prej 8 milionë funtesh që rritet në më shumë se 10 milionë funte me bonuse dhe testet mjekësore janë duke u planifikuar, shkruan Telegrafi.
Vaclav Hladky, portieri i parë i Ipswichit gjatë sezonit të kaluar në Championship u largua në fund të qershorit pasi klubi dhe lojtari nuk arritën të bien dakord për një kontratë të re.
Muric e nisi sezonin e kaluar si portieri i dytë i Burnleyt, por fitoi vendin e titullarit në ekip për 10 ndeshjet e fundit të sezonit në Ligën Premier.Ai bëri 41 paraqitje në Championship një sezon më parë, ndërsa Burnley fitoi promovimin në ligën elitare angleze.
25-vjeçari iu bashkua Burnleyt nga Manchester City në vitin 2022 dhe kontrata e tij me klubin e Championship është deri në vitin 2026.
Muric përfaqëson Kosovën në nivel ndërkombëtar dhe ka bërë 38 paraqitje që nga debutimi i tij në vitin 2018.