• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klubi i njohur spanjoll monitoron Armando Brojën

22/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Broja nuk e di ende se ku do të jetë e ardhmja e tij pasi të mbyllet ky edicion.

Sulmuesi është huazuar nga Çelsi te Evertoni por londinezët i kanë bërë të qartë se nuk ka më vend në radhët e bluve pasi të ketë përfunduar kjo periudhë huazimi.

Kjo ka sjellë pasiguri për të ardhmen e Brojës, por duket se në skenë ka dalë një hipotezë shumë interesante për sulmuesin shqiptar. Sipas portalit të specializuar për merkaton, “Fichajes”., Broja ka përfunduar në radarët e një prej klubeve më të njohura në Spanjë, Selta Vigos.

Ky i fundit po kërkon një lojtar me tiparet e Brojës për repartin e vanacuar, të fortë fizikisht, por edhe me teknikë të pëlqyeshme, në mënyrë që të përforcojë radhët për edicionin e ardhshëm, ku shpreson të jetë pjesëmarrës në kompeticionet ndërkombëtare pas është më garë për nëëj vend mes skuadrave që do luajnë në Europë.

Bëhet e ditur se Broja po monitorohet me vëmendje si për atë që po jep në fushë e lojës, ashtu edhe me situatën kontraktuale të tij, pasi spanjollet shpresojnë të marrin një çmim “okazion” nga Çelsi i dëshpëruar që të mbushë arkat, nëse do të bindin lojtarin që të transferohet në La Liga.

Next Post

Ribery: Rrezikova të më prisnin këmbën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.