• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klubi i Premier League kërkon Brojën

15/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Broja vazhdon të jetë në pritje të një oferte që të mund ta shpëtojë nga një situatë e pazakontë te Çelsi. Futbollisti është nxjerrë jashtë planeve të klubit dhe tashmë nuk mundet as të stërvitet me skuadrën e parë nën urdhrat e Enco Mareskës.

Ai ka marrë disa oferta, por asnjë prej tyre nuk ka qenë konkrete me një propozim financiar për lojtarin dhe vetë londinezët të cilët shpresojnë të fitojnë diçka nga shitja e tij. Sot, mediat britanike kanë raportuar për interesimin e një klubi të Premier Ligës që kërkon me çdo kusht të bëjë mirë në këtë sezon.

Ipsuiç Taun ka nisur bisedimet me Çelsin për mundësinë e huazimit me të drejtë blerje të Brojës.

Një lëvizje që klubi e sheh si shumë të rëndësishme për të përforcuar radhët e tij në këtë sezon të kthimit në elitë, arsye pse së fundmi ka siguruar edhe një emër shumë të rëndësishëm si Kalvin Filips, duke huazuar lojtarin e përfaqësueses angleze nga Mançester Siti.

Megjithatë, raportohet se Broja nuk duket i bindur për këtë ofertë, pasi kërkon një klub i cili të mos jetë vazhdimisht në luftë për mbijetesën, siç pritet të ndodhë me Ipsuiç. Ndaj mediat pranë klubit të Çelsit bëjnë të ditur se në këtë periudhë, ai po shqyrton ofertat e tjera të mundshme nga Anglia, por edhe jashtë saj. duke injoruar për momentin atë të Ipsuiç.

Next Post

Drita ndriçon pas 120 minutave, eliminon skuadrën nga Letonia 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.