Kubi i Al Nassr në Arabinë Saudite duket se ka piketuar Interin si klubin ku mund të sigurojë lojtarë për të përforcuar radhët e tij. Pas Brozoviç dhe Kordaz, tashmë sheikët arabë janë gati t’i bashkojnë skuadrës së Ronaldos një tjetër element të zikaltërve.
“CBS” bën të ditur se sot përfaqësuesit e Andre Onana kanë marrë një ofertë të parefuzueshme për portierin e zikaltërve. Futbollisti kamerunas është ende me pushime por Interi është parimisht dakord për shitjen e tij, pasi ka nisur bisedimet me Mançester Junajtid për një transferim.
Oferta arabe mund të ndryshojë skenarët dhe të çojë Onana në klubin e Krisitiano Ronaldos, pasi propozimi ekonomik që i kanë bërë është shumë e rëndësishëm dhe nuk mund të injorohet. Tashmë është në dorën e Onana të pranojë këtë ofertë apo jo, pasi sheikët duken të gatshëm të plotësojnë kërkesat ekonomike të Interit për futbollistin që të mundësojë transferimin.
PANORAMASPORT.AL