• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klubi i Serie A u premton nga një birrë falas tifozëve të Napolit për ndeshjen e fazës së dytë

08/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komo u mund nga Napoli me shifrat 3-1 në “Diego Maradona” këtë fundjavë, por mori vlerësime për lojën që ofroi përballë skuadrës së Kontes.

Tifozët napolitanë përgëzuan të shumtë në numër në rrjetet sociale klubin e sapongjitur në Serinë A dhe kjo bërë që ky i fundit të ndërmarrë një nismë të veçantë si falënderim.

Klubi ka vendosur që t’u ofrojë një birrë falas në stadium për ndeshjen e kthimit të gjithë tifozëve napolitane që do të udhëtojnë për të parë sfidën e fazë së dytë të kampionatit.

“Komo 1907 dëshiron të falënderojë me sinqeritet Napolin dhe tifozët e tyre për shfaqjen e mrekullueshme të sjelljes sportive gjatë dhe pas ndeshjes të së premtes në mbrëmje. Atmosfera në stadiumin “Maradona” dhe mbështetja e të dy tifozerive, si brenda dhe jashtë fushës, ishin të në të njëjtën lartësi.

Për këtë arsye, Komo 1907 është i lumtur të njoftojë se do t’i ofrojë një birrë çdo tifozi të Napolit që udhëton në transfertë me rastin e ndeshjes së kthimit në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia” në shkurt 2025”, shkruhej në njoftimin e klubit të Serisë A.

 

Next Post

Ultrasit mafiozë/ Inzagi dhe Kalabria do merren në pyetje nga hetuesit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.