Wednesday, 21. January 2026
Sport

Klubi i Serisë A bën gjestin e madh, paguan trajnerin edhe pas vdekjes

GS 16/02/2024 1 Min. Lesezeit

Klubi Italian, Bolonja ka vazhduar të paguajë ish-trajnerin Sinisa Mihajloviç, i cili ndërroi jetë në 16 dhjetorin e vitit të kaluar pas një kohe të gjatë që luftonte me sëmundjen e leucemisë. Ky fakt u zbulua nga gruaja e tij, Ariana.

Serbian and Yugoslav Football Legend Mihajlovic Dies Aged 53 | Balkan Insight

“Ata i kanë kaluar pagat e burrit tim edhe pas vdekjes, duke respektuar kontratën deri në fund. Një gjest i jashtëzakonshëm, që më dha njëfarë sigurie në një moment konfuzioni. Askush nuk më ka harruar prej tyre, duke nisur nga presidenti. Klub i veçantë dhe qytet i tillë”, u shpreh ajo.

Rikujtojmë që Mihajloviç drejtoi Bolognën në periudhën janar 2019-shtator 2022 ku dhe më pas u shkarkua.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: