Milani shumë shpejt do të prezantojë trajnerin e ri, Paulo Fonseka. Trajneri tashmë është i lirë të nënshkruajë me kuqezinjtë, pasi klubi i tij, Lilë, e ka lënë të lirë duke ndërprerë me marrëveshje kontratën që e lidhte me të.
Milani ka gjithçka gati me teknikun, pasi ka prej javësh akordin, thjesht priste anën proceduriale të largimit të tij nga Lilë. Një largim që nuk ka qenë shumë i vështirë, pasi klubi francez ka pronar fondin “Elliot”, atë që kishte në pronësi edhe kuqezinjtë deri në verën e kaluar dhe është nën hetim se ndoshta vazhdon ta ketë nën kontroll atë.
Fonseka pritet të udhëtojë menjëherë drejt Milanos, për të plotësuar dokumentacionin me firmën në kontratë dhe për t’u prezantuar si trajneri i ri i kuqezinjve.
PANORAMASPORT.AL