Saturday, 14. March 2026
Sport

Kocaelispor sfidon Samsunsporin për Manajn

GS 17/07/2025 1 Min. Lesezeit

Një tjetër skuadër nga Superliga e Turqisë, ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit Rey Manaj.

Bëhet fjalë për Kocaelisporin, ekip që po sfidon Samsunsporin për transferimin e futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë.

Manaj pritet të largohet këtë verë nga Sivasspori dhe ka tërhequr vëmendjen edhe të Beshiktashit e Trabzonsporit por ende nuk është marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Sivasspori po kërkon 4 milionë euro për Manajn, i cili ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm kurse gjatë karrierës ka luajtur edhe në Angli, Spanjë e Itali.

Manaj po shihet si përforcim i rëndësishëm te Kocaelispori, i cili në sezonin 2025/26 do të luajë në Superligë dhe ka bërë gati ofertën zyrtare.

28-vjeçari e njeh mirë elitën e futbollit turk, ku në 60 ndeshje të luajtura ka shënuar 30 gola dhe ka bërë 8 asistime.

Teilen: