Kampionati Europian 2024 po vazhdon të prodhojë gjëra interesante, ndeshje pas ndeshje, me shumë rekorde tashmë të thyera për herë të parë të ndodhura në një Europian të vetëm.
E një i tillë më i fundit ishte dy ditë më parë, kur në program ishin duelet e raundit të dytë të fazës grupore të grupit E.
Fitorja 2-0 e Belgjikës ndaj Sllovakisë të shtunën, bëri që renditja tabelare të jetë diçka e paparë ndonjëherë.
Për herë të parë në historinë e Kampionatit Evropian të UEFA-s, të katër skuadrat në një grup specifik (Grupi E) kanë pikë të barabarta për të shkuar në ndeshjen e fundit.
Rumania, Belgjika, Sllovakia e Ukraina tashmë kanë të gjitha nga tre pikë, përpara dueleve të fundit të fazës grupore.
E kjo tani nënkupton se barazimi eventual në ndeshjen e fazës së grupeve mes Sllovakisë dhe Rumanisë do të çonte në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian të dyja kombëtaret.
Si rrjedhojë e kësaj, edhe shanset në shtëpitë botërore të basteve për një barazim mes dy kombëtareve tani kanë rënë ndjeshëm, duke dhënë indikacione që potencialisht dy kombëtaret mund të bien “dakord” për t’u ndarë loja me barazim.
Nga ana tjetër, në grup janë edhe Belgjika dhe Ukraina, të cilët ndeshjen e luajnë në të njëjtën orë, pasnesër nga ora 18:00 dhe se aty ka “zjarr”, sipas informacioneve të fundit për rënien e madhe te koeficienteve në pikat e basteve.
Dyshimet për rregullsinë e ndeshjes po rriten jo pak, ndaj falë pagesave në mbarë botën, shanset kanë rënë nga 3.50 në 1.90 në momentin e shkrimit të këtij postimi. Njerëz nga pjesë të ndryshme të botës besojnë në një shpërndarje paqësore të pikëve që do të kënaqte të dyja përzgjedhjet, kështu që ata paguajnë para për të marrë me mend rezultatin e saj.
Kështu, media të caktuara në mbarë botën po shkruajnë për një rënie të dyshimtë të koeficientit në pikat e basteve botërore, që është epilogu i pagesave të mëdha në shpërndarjen e pikëve.
Në situatën më të vështirë të grupit është Ukraina, e cila nuk garanton as një pikë kalim sepse është në pozitën e fundit me golavarazhin më të dobët, ndërsa në ndeshjen e fundit luan me Belgjikën e favorizuar.
Dy duelet zhvillohen të mërkurën, me fillim nga ora 18:00.