Tuesday, 5. May 2026
Sport

​Koeman flet për formacionin e tij titullar pak çaste para ndeshjes me Turqinë

GS 06/07/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka folur për zgjedhjet e tij në formacionin titullar të kombëtares së tij për ndeshjen çerekfinale të Euro 2024 ndaj Turqisë.

Holanda dhe Turqia do të përballen në “Olympiastadion” të Berlinit me fillim nga ora 21:00 për biletën e fundit drejt gjysmëfinales së Euro 2024.

“Kemi luajtur mirë kundër Rumanisë. Ka një diferencë te kundërshtarët por nuk ka pasur arsye për të ndryshuar gjërat.

Steven Bergwijn nuk pati asnjë reagim ndaj stërvitjes së djeshme, kështu që ai fillon. Ne fillojmë vetëm me lojtarë në formë”, tha Koeman. 

Teilen: