• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Koeman publikon listën për “finalet” e tetorit

06/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Holandes, Ronald Koeman ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet me Francën dhe Greqinë. Të vlefshme për eliminatoret e Euro 2024, që do të luhen në datat 13 dhe 16 tetor.

Pjesë e listës është dhe 22-vjeçari i Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpomg. I cili po bën shumë mirë në Gjermani. Portieri Nick Olij është risia në listën e Koeman, teksa është hera e parë për të që grumbullohet me tulipanët.

Lajm i mirë janë rikuperimet e Wout Weghorst dhe Steven Bergwijn, të cilët ishin në diskutim për shkak të problemeve fizike. Megjithatë, te Holanda shqetësojnë mungesa e shumta, pasi dëmtimet janë kthyer në një makth.

Frenkie de Jong, Cody Gakpo, Matthijs de Ligt, Sven Botman, Memphis Depay, Justin Bijlow, Tyrell Malacia dhe Jurrien Timber nuk janë të gatshëm për shkak të dëmtimeve. Holanda ndodhet në grupin B me 9 pikë pas 4 ndeshjesh, duke u renditur në vendin e dytë pas Francës.

9 pikë numëron edhe Greqia, që gjithsesi ka zhvilluar një ndeshje më shumë se skuadra e Ronald Koeman. Holanda pret Francën në “Johan Cruijff Arena”, teksa ndaj grekëve luan në “OPAP Arena”, Athinë.

Next Post

“Të pathyeshmit”/ Bundesliga sfidon Europën me tre skuadra “big”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.