• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Koha për më shumë përgjegjësi

04/02/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Te Mercedes presin një vit të vështirë pas largimit të Lewis Hamilton për te Ferrari. Vendin e 7 herë kampionit të botës në Formula 1 e zuri 17-vjeçari italian Kimi Antonelli, ndaj ky pritet të jetë një vit tranzicioni te skuadra gjermane.

Kjo edhe për faktin se të dy pilotëve, tjetri është britaniku George Russell, u skadon kontrata në fund të këtij viti.

Ndërkohë që, nga viti 2026, do të nis ënjë epoke e re, me rregulla e makina të reja, ndaj ky vit do të jetë thelbësor për të dy pilotët. “Vendin e Lewis nuk e zë dot asnjë pilot në qarkullim, por unë dhe Kimi do të mundohemi të mbajmë Mercedes në vendin që i takon. Shpresoj që përvoja e këtyre viteve të më ndihmojë mua dhe atë”, tha Russell.

“E njoh rolin tim të pilotit më me përvojë dhe kjo të bën të kuptosh që nuk je më një i ri. Unë jam duke hyrë në një kapitull të ri në karrierën time. Po mbaroj fillimin dhe po hyj në fazën e mesme. Lewis ishte 29 vjeç kur iu bashkua Mercedesit dhe filloi të fitonte të gjitha kampionatet, ndërsa Michael Schumacher ishte 30 vjeç te Ferrari. Në ditët e sotme të gjithë fillojnë gjithnjë e më të rinj”, shtoi Russell.

Më tej, britaniku tha: “Kam debutuar në moshën 20-vjeçare, por tani ndihem gati të marr përgjegjësi brenda ekipit.

Gjëja më e rëndësishme është të ngasësh sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ndihem në një pozicion të mirë për ta bërë këtë.

Do të vazhdoj të mësoj, të jem i hapur dhe të mos marr asgjë si të mirëqenë. Ju ose keni shpejtësi ose nuk keni, por nuk ka dyshim se djemtë që vijnë do të jenë konkurrues”.

Next Post

Arteta ngelet “thatë"

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.