• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Koha që t’u mbyllim gojën ziliqarëve”, Hënes: Titulli për Bajernin që nesër, i lumtur sidomos për Kejnin

25/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

A do ta fitojë Bajkeni kampionatin që këtë të shtunë? Mund dhe duhet të sigurojë titullin këtë fundjavë. Por, ka dy kushte: një fitore dhe kësisoj tri pikë ndaj Maincit, ndërsa në të njëjtën kohë Leverkusen nuk duhet të fitojë ndaj Augsburgut.

henes

Presidenti i Nderit, Uli Hënes, do të donte veçanërisht ta fitonte këtë titull për një lojtar. Bëhet fjalë për Herri Kejnin, por këtë dhe disa mendime të tjera, 73- vjeçari i ka bërë të ditur në një intervistë për “Sky” në versionin gjermanisht.

Ndeshja me Maincin mund të kthehet zyrtarisht në festë… E dimë rëndësinë e sfidës që do të luajmë këtë të shtunë. Kemi një avantazh të mirë, por do të ishte pozitive të arkivonim këtë çështje sa më shpejt. E dimë se duhet që edhe Leverkuseni të ndalet, por fillimisht le të mendojmë të bëjnë punën tonë sa më mirë.

Gjatë sezonit, ekipi ka vuajtur shumë. Cili nga lojtarët e meriton më tepër të festojë? Për mënyrën se si kanë shkuar gjërat, është e drejtë që të festojnë të gjithë, sepse kontributi është ekipor. Nëse fitojmë kampionatin, të cilin e shpresoj shumë, atëherë askush nuk e meriton më shumë se Herri Kejn, që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shumë këtij Bajerni.

Për anglezin, ky do të ishte titulli i parë ekipor në karrierë… Sezonin e kaluar nuk arritëm të fitonim asnjë titull. Edhe në Angli, Kejni ka fituar vetëm tituj individualë, duke qenë tri herë golashënuesi më i mirë, diçka që e arriti edhe me ne vitin e kaluar. Herri është fantastik. Ai lufton, punon, shënon një numër të jashtëzakonshëm golash, por gjithashtu punon për skuadrën. Mund të ndihet se sa shumë e dëshiron ai ta fitojë kampionatin

Dhe çfarë do të thoshte fitimi i titullit për Bajernin? Duket sikur trofe janë normalë për këtë klub, por çdo titull kërkon sakrifica. Ka pasur shumë njerëz që gjatë sezonit tonë kanë folur vetëm për faktin se nuk kemi ecur si duhet në Champions apo edhe Kupë. Do të ishte mirë t’u mbyllnim gojën disa njerëzve dhe mënyra më e mirë për ta arritur është duke fituar një trofe.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

KOMF kërkon drejtësi për sulmin ndaj Belgin Jasharit: Dhuna në çdo rrethanë është e papranueshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.