• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 8, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

KOK fiton një tjetër çmim ndërkombëtar në Festivalin e Filmit Sportiv

14/11/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

KOK-u ka fituar një tjetër çmim ndërkombëtar në Festivalin e 40-të Botëror të Filmit Sportiv, të organizuar në Milano të Italisë nga Federata Ndërkombëtare e Kinematografisë Televizive Sportive (FICTS).

Nga pesë filmat sportivë/dokumentarë të dërguar për çmime, Kosova është shpërblyer për storjen “𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢”, të realizuar nga KOK-u dhe që i dedikohet trajnerit me tri medalje të arta olimpike, Driton Kuka.

Çmimi i fituar është “𝐌𝐞𝐧𝐭𝐢𝐨𝐧𝐃’𝐇𝐨𝐧𝐧𝐞𝐮𝐫”, në kategorinë “Sporti dhe shoqëria – vlerat sportive, edukative dhe kulturore”.

Çmimi iu dorëzua zyrtarit për media në KOK, Kushtrim Krasniqi, nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Kinematografisë Sportive, Franco Ascani.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Është ky çmimi i tretë në katër vjet që fiton KOK-u pas: “Përtej Ëndrrës” nga “OM Production” dhe “Kosova e Artë”, i realizuar po ashtu nga KOK-u.

Për pesë ditë në Milano (7-11 nëntor 2023), u shfaqën mbi 140 filma të ndryshëm sportivë nga mbi 100 vende të botës, anëtare të FICTS, e në mesin e tyre, krahas “Kryemjeshtrit”, ishin edhe storjet dhe dokumentarët vendorë: “Një ikonë si Fadil Vokrri”, “Pa vend”, “Vrapuesi, i cili humbi një dorë synon Lojërat Paralimpike Paris 2024” dhe “Tregim inspirues i futbollistit nga Gjilani, Enis Xhemaili”.

Po ashtu, në konferenca të veçanta u prezantua edhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv Prishtina 2023, i mbajtur në muajin tetor në kinemanë ABC në Prishtinë.

Ceremoninë e përshëndeti përmes një video-mesazhi edhe presidenti i IOC, Thomas Bach, ndërsa të pranishëm në ndarjen e çmimeve ishin edhe presidenti i Asociacionit të Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore (ASOIF), Francesko Ricci Bittii, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Pentatlonit Modern, Pierre Zapelli, nënpresidentja e Komitetit Olimpik të Italisë, Claudia Giordani, si dhe personalitete tjera të sportit italian dhe regjisorë të shumtë të filmave të ndryshëm nga e mbarë bota. /Lajmi.net/

 


Next Post

“Dardanët” nisin përgatitjet për sfidën me Zvicrën

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In