• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

KOK ndanë rreth 15 mijë euro në muaj për bursistët olimpikë LA28

16/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

32 sportistë të 10 sporteve të ndryshme kanë nënshkruar sot kontratat për bursat olimpike Los Anxhelos 2028.

Kontratat u nënshkruan nga sportistët, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe përfaqësuesit e federatave.

Presidenti Krasniqi duke i uruar sportistët për bursat, theksoi se mbështetja e KOK-ut ndaj sportistëve po rritet çdo, duke thënë se këtë herë kanë thyer rekordin e mbështetjes së bursistëve olimpikë sa i përket numrit dhe shumës financiare.

Mbështetja është 9 mijë dollarë në muaj, të cilat sigurohen falë të hyrave nga Solidariteti Olimpik i IOC-ut dhe 7 mijë euro të tjera nga të ardhurat e KOK-ut. Në total, mbështetja është rreth 15 mijë euro në muaj.

Bazuar në rezultatet e deritashme dhe potencialin e tyre, sportistët janë ndarë në tri grupe. Përzgjedhja dhe ndarja në grupe janë bërë nga komisioni i sportit, ndërsa vendimi është marrë nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut.

Listës i prinë medalistjae  dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, që do të mbështetet me 1350 dollarë në muaj, e ndjekur nga medalistja e bronztë, Laura Fazliu me 1250, Akil Gjakova 1100 dhe Donjeta Sadiku 1000. Të gjithë këta ndodhen në grupin e parë.

Gjashtë sportistë tjerë i takojnë grupit të dytë me mbështetje prej 650 dollarë në muaj, ndërsa 22 sportistë tjerë ndodhen në grupin e tretë me mbështetje prej 350 euro.

Krahas mbështetjes me bursa, sportistët mbështeten edhe me heqjen e shpenzimeve të përgatitjeve jashtë vendit.

Next Post

“Shumë dëmtime, është faji i vaksinave”, futbollisti francez humbet çështjen kundër Pfizer dhe Federatës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.