• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

KOK shpërblen sportistët për suksesin e treguar në “Paris 2024”

05/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik i Kosovës ka vendosur të shpërblejë edhe këtë herë sportistët për suksesin dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ekipi olimpik fitoi medaljen e argjendtë me Distria Krasniqin dhe të bronztën me Laura Fazliun, të dyja nga sporti i xhudos.

Të dyja medalistet olimpike, krahas shpërblimit shtetëror, do të shpërblehen edhe nga KOK-u me nga 10 mijë euro secila.

Trajneri i tyre, Driton Kuka, do të shpërblehet me pesë mijë euro.

Sukses është vlerësuar edhe vendi i pestë i Akil Gjakovës, që njëherit është suksesi më i madh në konkurrencën e meshkujve për ekipet tona olimpike. Akilit do t’i ndahen katër mijë euro.

Kampionia olimpike Tokio 2020, Nora Gjakova, xhudistja Loriana Kuka dhe boksierja, Donjeta Sadiku, që u kualifikuan me normë olimpike, do të shpërblehen me nga 1 mijë euro, ndërsa pjesëmarrësve me ftesë të univerzalitetit, notarëve Hana Beiqi e Adell Shaboviq dhe atletes Gresa Bakraqi, do t’iu takojnë nga 500 euro.

Në total, shuma e ndarë është 33.500 euro. 


Next Post

Bayern Munich të dëshpëruar që Musiala nuk është i nominuar për “Topin e Artë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.