Kapiteni Koke ka qenë i ngarkuar nga klubi i Atletikos për të folur pas ndeshjes. Ai ka folur natyrisht për incidentet e ndodhura dhe ndërprerjen e takimit. Por duke i lëshuar një shigjetë dhe portierit të Realit, Tibo Kurtua.
“Ishte një moment tensioni i madh. Kjo nuk mund të ndodhë në një fushë futbolli. Ne jemi futbollistë, profesionistë dhe duhet të jemi inteligjentë. Por jo të gjithë njerëzit mund të paguajnë për katër persona”, deklaroi Koke. Më pas një thumbim për Kurtua.
“Mendoj se e gjithë ajo situatë mund të ishte shmangur nëse nuk do të ishte bërë aq e madhe. Kemi parë shumë më keq nëpër stadiume të tjerë”, nënvizoi Koke.
Sa për ndeshjen, ai u shprehur relativisht i kënaqur me barazimin. Jeni i kënaqur me pikën?: “Ne dolëm gjithmonë për të fituar. Ne donim tre pikët, por imazhi i pjesës së dytë, duke rrezikuar dhe duke luajtur, më pëlqeu skuadra. Edhe pse donim tre pikët”.
PANORAMASPORT.AL