• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Kolona” e Espanjolit, Kumbulla është gati të ndalë Levandovskin dhe Barçën

03/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në verë, Marash Kumbulla mbërriti te Espanjoli nga Roma në formë huazimi dhe në vetëm pak muaj qendërmbrojtësi i kombëtares kuqezi u kthye në një pjesë themelore në formacionin e skuadrës së drejtuar nga Manolo Gonzalez.1729246333_marashkumbullaMbrojtësi shqiptar, i lindur në vitin 2000, spikati në sezonin 2019-2020 me fanellën e Hellas Verona. Me klubin veronez ai shënoi golin e parë në vitin 2019, duke u bërë mbrojtësi i parë i lindur në vitin 2000 që shënon në Serinë A. Pas atij sezoni ku tregoi të gjitha cilësitë e tij, Kumbulla kaloi te Roma për gati 30 milionë euro. Me fanellën “Giallorossa”, ai fitoi Ligën e Konferencës, në finalen që u luajt në Tiranë mes Romës dhe Fejnordit në sezonin 2020-2021.

Në prill të vitit 2023 ai pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë që e mbajti jashtë fushës për disa muaj. Më pas me rikthimin nga dëmtimi, ai pati vështirësi në Romë dhe gjatë merkatos së verës që lamë pas mbrojtësi i kombëtares shqiptare u transferua në Spanjë në formë huazimi, duke iu shtuar dhe lojtarëve të tjerë të Shqipërisë që aktivizohen në Spanjë dhe i dyti në La Liga pas Ivan Balliut që luan për Rajo Vajekanon.

Tani, tek Espanjoli, ai ka rifituar besimin dhe formën e nevojshme që i lejon të performojë më të mirën e tij. Marash Kumbulla po rezulton të jetë një pjesë shumë e rëndësishme në mbrojtjen e Espanjolit. Sipas statistikave, në këtë pjesë të parë të sezonit ai është lojtari i Espanjolit me më shumë ndërhyrje (11), blloqe mbrojtëse (14), largime në mbrojtje (61) dhe i dyti në duele ajrore të fituara (20). Kontributi i Marash Kumbullës nuk ka qenë i kufizuar vetëm në fazën mbrojtëse.

Lojtari i përfaqësueses shqiptare kryeson skuadrën edhe në përqindje të pasimeve të suksesshme (86%), duke siguruar qëndrueshmëri në fazën e ndërtimit dhe të trajtimit të topit. Këto rezultate jo vetëm nënvizojnë rikthimin e Kumbullës në një nivel shumë të lartë, por konfirmojnë edhe rolin e tij vendimtar brenda skuadrës.

Megjithatë, sfida e madhe për Kumbullën dhe Espanjolin do të jetë e diela në derbin kundër Barcelonës. Ai dhe skuadra e tij do të përballen me skuadrën me sulmin më të frikshëm në Europë, ku bëjnë pjesë, Robert Levandovski, Lamin Jamal dhe Rafinja, sa për të përmendur disa.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Skandaloze nga tifozët e Sparta Pragës, përkrahin lojtarin serb me flamuj anti-Kosovë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.