“Kombëtarja e vendit tim luajti në këtë Botëror me një përkushtim që na bën të gjithëve krenarë. Ne dhamë gjithçka dhe është e qartë që Zoti nuk ndërhyn në futboll, përndryshe do të kishim kaluar në çerekfinale”. Ylli kolumbian Shakira, komenton në Instagram eliminimin e kombëtares së vendit të saj në fazën e 16-shes me penallti ndaj Zvicrës.
Një koment dhe për Luis Díaz, i cili ishte në lot pas humbjes: “Ato lot të Lucho Díaz-it tonë janë lotët e secilit prej nesh kolumbianëve, që bërtasim, emocionohemi, këndojmë dhe festojmë çdo hap të ekipit tonë kombëtar. Edhe nëse ky rezultat nuk i përmbush ëndrrat tona, dua ta falënderoj me gjithë zemër këtë ekip luftëtarësh që na përfaqësoi kaq mirë dhe na bëri të ndihemi kaq krenarë”.