Saturday, 28. March 2026
Sport

Kombëtarja, e ardhmja e Silvinjos në dyshim

GS 28/03/2026 1 Min. Lesezeit

Ndeshja kundër Ukrainës mund të jetë e fundit për brazilianin Silvinjo në krye të kombëtares shqiptare, edhe pse duhen pritur edhe miqësoret e qershorit për të parë nëse kuqezinjtë do të kenë impenjime të tjera.

Kontrata e trajneri me Federatën Shqiptare të Futbollit skadon në korrik, pas rinovimit disamujor që iu bë në dhjetor. Kontrata e mëparshme skadonte në dhjetorin e kaluar, por pas sigurimit të vendit të dytë në Grupin K të kualifikueseve evropiane dhe kalimit në play-off, ajo u zgjat deri në fund të korrikut, me shpresën se Shqipëria do të luante edhe pas dy ndeshjeve të marsit, pra në finalet e botërorit 2026.

Eliminimi nga Polonia të enjten tani ka vënë në pikëpyetje edhe vazhdimësinë e trajnerit. Vetë Sylvinjo tha pas ndeshjes në Varshavë se kontrata skadon në korrik dhe më pas do të shihet se çfarë do të ndodhë.

Përveç miqësoreve të mundshme në qershor e gusht, ndeshjet e ardhshme zyrtare të Shqipërisë do të jenë nga qershori në nëntor, në Nations League. Kuqezinjtë janë në grupin C1 me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.

Teilen: