• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Kombëtarja e Italisë prej vitesh në vështirësi”, Cannavaro: Problemi kryesor është mbrojtja

12/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se arriti të triumfojë në Kampionatin evropian të futbollit, Euro 2021, prej disa vitesh tashmë, Kombëtarja italiane nuk është në nivelin e saj të dikurshëm dhe kjo gjë duket dhe në performancat e fundit, të “të kaltërve”.

Për Kombëtaren ka folur dhe “legjenda” e mbrojtjes, Fabio Cannavaro, i cili në një intervistë për mediat italiane ka shprehur dëshirën e tij për të qenë në krye të pankinës së 4 herë Kampionëve të botës, si dhe foli për postin e ri të “gardianit” legjendar, Gianluigi Buffon në Kombëtare.

“Futbolli ynë ka disa vite që është në vështirësi. Nuk investojmë më në struktura dhe të rinj, ka shumë implikime. Kjo na bën të ndihemi keq, sepse ishim mësuar me situata të tjera”.

Historia ime shkon shumë vite më parë me kombëtaren, është normale që njerëzit mendojnë gjithmonë për emrin tim, por kur ka emra si Spalleti dhe Conte, ata kanë një avantazh ndaj meje sepse kanë një histori të ndryshme në kampionatin italian nga e imja. Unë kam filluar jashtë dhe ju e dini mentalitetin italian, nëse filloni jashtë është sikur nuk jeni trajner. Nuk është se nuk kam menduar për kombëtaren, por e dija që kishte trajnerë më tërheqës në qarkullim.”

Na mungojnë numrat në mbrojtje, është më e vështirë të gjesh qendërmbrojtës, por jo sepse Bastoni apo të tjerët janë më pak të mirë, por për shembull janë mësuar të luajnë më shumë me një mbrojtje me tre lojtarë dhe më pak në fushë të hapur. Unë do të jepja një Nesta, një Maldini apo një Baresi. Ne ishim mësuar gjithmonë të mos donim të humbnim, sot vëmendja bie shumë shpesh.

Buffon në kombëtare mund të sjellë përvojën e tij 360 gradë. Spalleti është padyshim një trajner i madh, por ndoshta ai nuk e ka atë përvojë për të drejtuar një ekip kombëtar. Ai ka qenë gjithmonë një trajner i mësuar të stërvitet dita ditës dhe kështu Buffon mund të ndihmojë, është një ‘blerje’ e rëndësishme”,- u shpreh Cannavaro. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Kosovë U21 - Gjermani U21, formacionet zyrtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.