• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve e përmbylli me një barazim debutimin në Ligën e Kombeve, Agim Ademi premton mbështetje

29/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve e ka përmbyllur pjesëmarrjen e saj në garat e Ligës së Kombeve që u mbajtën në Skoci nën organizimin e Federatës Evropiane të Futbollit për të Amputuarit (EAFF) në bashkëpunim me UEFA-n, shkruan FFK, përcjell lajmi.net.

Kosova ishte pjesë e Ligës D bashkë me Skocinë, Azerbejxhanin, Holandën dhe Shqipërinë. Në ditën e parë Kombëtarja e Kosovës luajti kundër Skocisë (0:2) dhe kundër Azerbejxhanit (0:6), derisa sot fillimisht luajti me Shqipërinë, ndeshje e cila u mbyll baras, me rezultat 1:1, dhe më pas luajti kundër Holandës, përballje në të cilën humbi me rezultat 9:0.

Kjo ishte hera e parë që Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve mori pjesë në një garë të këtij niveli.

Për ekipin e Kosovës, kjo ishte një përvojë e rëndësishme, duke ditur se është një ekip i ri.

“Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të promovojë gjithëpërfshirjen në futboll dhe të mbështesë të gjitha grupet e shoqërisë për të shijuar bukurinë e lojës së futbollit”, shtrkueht në njoftimin e FFK-së.

Ndërkohë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka premtuat se shtëpia e futbollit kosovar do të vazhdojë të promovojë gjithëpërfshirjen në futboll dhe të mbështesë të gjitha grupet e shoqërisë.

“Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve e ka përmbyllur pjesëmarrjen e saj në vendin e 5-të në garat e Ligës së Kombeve që u mbajtën në Skoci nën organizimin e Federatës Evropiane të Futbollit për të Amputuarit (EAFF) në bashkëpunim me UEFA-n. Kosova ishte pjesë e Ligës D bashkë me Skocinë, Azerbejxhanin, Holandën dhe Shqipërinë. Kjo ishte hera e parë që Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve mori pjesë në një garë të këtij niveli. Për ekipin e Kosovës, kjo ishte një përvojë e rëndësishme, duke ditur se është një ekip i ri. Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të promovojë gjithëpërfshirjen në futboll dhe të mbështesë të gjitha grupet e shoqërisë për të shijuar bukurinë e lojës së futbollit”, shkruan Agim Ademi në “Facebook”. /Lajmi.net/

Next Post

Foto/ Tensione para sfidës Marseille-Lyon, ultrasit vendas gjakosin trajnerin Fabio Grosso

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.