• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja e Kosovës në futsall e gatshme për duelin me Gjeorgjinë

11/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka zhvilluar mbrëmë stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes me Gjeorgjinë, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:00.

Dardanët luajnë në “Main Round” dhe në rast të arritjes së rezultateve pozitive, Kosova e krijon mundësinë që përmes vendit të dytë, të përballet në “play-off” me njërin nga kundërshtarët e saj, për kualifikim në Kampionatin Evropian 2026.

Shanset për të siguruar dy fitore sipas përzgjedhësit Agon Ramadani ekzistojnë në rast se Dardanët e japin më të mirën në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë.

Po ashtu Ramadani tha se pavarësisht rezultateve, në dy vitet e fundit Kosova ka shënuar ngritje. Për ndeshjen e nesërme Ramadani tha se e kanë analizuar kundërshtarin dhe se Kosova do të tentojë maksimalisht të përdor forcat e saj. Ai theksoi edhe se i kane bërë të gjitha përgatitjet dhe se nuk mungon motivi dhe atmosfera pozitive.

E kapiteni Ramadan Alaj pohoi se ndeshjet si vendas janë ndeshje me presion, por përkrahja e Dardanëve e bënë më të lehtë arritjen e qëllimit. Kapiteni tregoi edhe se atmosfera në kampin dardan është pozitive dhe se të gjitha stërvitjet kanë shkuar mirë.

Ndërsa Melos Kelmendi tregoi se janë në formë të mirë. Ndeshjen kundër Gjeorgjisë ai e konsideroi të vështirë por beson në bashkëlojtarë të cilët do ta japin më të mirën për të arritur rezultat pozitiv.

Ndryshe, Kosova do ta zhvillon edhe një ndeshje tjetër kundër Bullgarisë./Lajmi.net/

Next Post

“Final-Four objektiv real”, Gvozdenovic “ndez” Elbasanin: Mund t’ia dalim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.