Kombëtarja e Kosovës ka nisur stërvitjen për përballjen e radhës ndaj Komoreve, e cila zhvillohet të hënën.
“Pas fitores bindëse 5-2 ndaj Armenisë, “Dardanët” janë kthyer menjëherë në punë me përkushtim maksimal”, bënë të ditur FFK-ja.
Kombëtarja e Kosovës ka nisur dje stërvitjet që të jetë e gatshme ndaj Komoreve.
Përzgjedhësi Franco Foda bashkë me stafin teknik kanë punuar me futbollistët që nuk kishin minutazh të plotë në sfidën e së kundër Armenisë, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit ka zhvilluar seancë rigjeneruese në ambientet e hotelit, nën mbikëqyrjen e trajnerit të fitnesit.
Pavarësisht temperaturave të larta, angazhimi i futbollistëve dardanë në stërvitje ka qenë i jashtëzakonshëm, duke reflektuar atmosferën pozitive që mbizotëron në kampin e Kombëtares.
Pas stërvitjes, folën Lindon Emërllahu dhe Dion Gallapeni, të cilët u shprehën të lumtur me paraqitjen ndaj Armenisë, veçanërisht në pjesën e dytë dhe shprehën besimin e tyre për një tjetër paraqitje të mirë në përballjen e së hënës dhe për fitoren e radhës.