Saturday, 28. March 2026
Sport

Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet për finalen kundër Turqisë

GS 28/03/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosova ka vijuar përgatitjet intensive për finalen e madhe të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet të martën kundër Turqia.

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, me temperatura të ulëta, reshje shiu dhe fjolla bore, Dardanët kanë treguar përkushtim maksimal dhe vullnet të lartë gjatë stërvitjeve të fundit, raporton lajmi.net

Atmosfera në ekip është shumë pozitive, me të gjithë futbollistët të shëndetshëm dhe të gatshëm për sfidën më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.

Trajnerët dhe stafi teknik po fokusohen në detajet taktike dhe optimizimin e performancës për ndeshjen vendimtare./Lajmi.net/

Teilen: