• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja e plotë, gati skema/ “Kuqezinjtë” stërviten pa mungesa në prag të Çekisë, “piketohet” formacioni me Ajeti-Ismajli, duel Daku-Tuci

13/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më në fund ia dolën që të ishin që të gjithë.

Kombëtarja shqiptare u plotësua 100 qind vetëm në ditën e tretë të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve, ndonëse trajneri Silvinjo në përgjithësi e ka ndarë mendjen për formacionin.

Të fundit që u bashkuan me ekipin këtë të mërkurë ishin Jon Mersinaj nga Kroacia dhe Adrian Bajrami nga Portugalia.

Siç njofton Federata Shqiptare e Futbollit, braziliani kontrolloi përfundimisht gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve, si dhe zhvilloi përgatitje taktike, padyshim edhe pjesën e përgatitjes fizike që ishte që në fillim.

Besohet se Silvinjo nuk do ta ndryshojë skemën e tij të përhershme, që mund ta quajmë se e ka të provuar, dhe që është 4-2-3-1.

Në portë, këtë të shtunë, nuk mendohet të ketë dyshime për Strakoshën, edhe pse Kastrati dhe Sherri po paraqiten mirë.

Në mbrojtje shihet Balliu si alternativë djathtas, duke fituar avantazh ndaj Hysajt.

Mitaj nuk vihet në dyshim majtas, ndërsa në qendër është thuajse qind për qind e sigurt dyshja Ajeti-Ismajli, në mungesë edhe të kapitenit Gjimshiti dhe Kumbullës.

Para mbrojtjes do të jetë dyshja Ramadani-Laçi, ndërsa mesfusha ofensive dhe në krahë do të jetë sërish e përbërë nga Bajrami majta, Asllani në qendër dhe Asani djathtas.

Mesfushori I Interit për fat nuk duket se ka probleme fizike.

Në sulm mund të zgjidhet Mirlind Daku për përvojën më të madhe, ashtu siç ndodhi në Pragë kur gjithashtu mungoi Broja, ndonëse Indrit Tuci mbetet alternativë e rëndësishme.

Myrto Uzuni konsiderohet nga Silvinjo si sulmues I dytë dhe vështirë se mund të jetë titullar. /abcnews.al

Next Post

Nations League/ Shqipëri-Çeki, cila shihet skuadra favorite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.