• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja e Shqipërisë humbet sfidën me Armeninë, renditet e fundit

21/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj u mund  91-70 nga Armenia, në ndeshjen e vlefshme për fazën para-eliminatore të Botërorit 2027.

Ndeshja e luajtur në mjediset e “Akademisë Goga” në Durrës, në përgjithësi u dominua nga miqtë.

Pas një periode të parë të ekuilibruar, armenët u shkëputën në çerekun e dytë, duke administruar gjithçka me kujdes deri në fund.

Kjo është humbja e tretë e kombëtares kuqezi në këtë event. Kuqezinjtë e drejtuar nga Erkand Karaj, mbyllin renditjen në Grupin C (Shqipëria i ka humbur edhe dy sfidat e para: 63-99 ndaj Austrisë dhe 79-84 ndaj Armenisë) pa asnjë fitore.

Perioda e parë mbyllet 22-17 për miqtë, që në 10-minutëshin e dytë shkëputen 47-33. Asgjë nuk ndryshon në 20 minutat e dyta, me armenët që arrijnë të administrojnë me qetësi avantazhin, falë gjuajtjeve të sakta për tri pikë të Jones (realizoi 7 të tilla, 34 pikë në total).

Për Shqipërinë mungoi lojtari lider, me Lekndreaj që realizoi 17 pikë, mbështetur edhe nga Dusha me 15 e Tola me 16 pikë, por që nuk mjaftuan. Krejt takimi mbyllet 91-70 për Armeninë, ndërkohë që në fundjavë Shqipëria do të luajë ndaj Austrisë.

Next Post

Hidhet shorti për të tetën e finales së Europa League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.