• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 4, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon seancën e radhës stërvitore, grupi i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo

14/11/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e dytë stërvitore paraditen e kësaj të marte në“Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë bashkuar me ekipin edhe futbollistët që nuk kishin mbërritur ende në grumbullim, Mario Mitaj, Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Mirlind Daku dhe Jon Mersinaj.

Ngarkesën e seancës stërvitore e kanë marrë të plotë të gjithë lojtarët, së bashku me mesfushorin Kristjan Asllani, i cili zhvilloi stërvitje të diferencuar ditën e djeshme.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Sylvinho së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Seanca e radhës stërvitore e kuqezinjve do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa të enjten në mëngjes Kombëtarja do të niset drejt Moldavisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën zyrtare stërvitore, në prag të takimit të parë final të muajit nëntor, ndaj Moldavisë.

Ndeshja Moldavi – Shqipëri do të luhet në stadiumin “Zimbru”, Chisinau në Moldavi, më 17 nëntor duke nisur nga ora 18:00, ndërsa sfida e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe do të luhet në stadiumin “Air Albania”, më 20 nëntor, në orën 20:45.


Next Post

Gruaja e Runit, ëndrra e çdo burri. Kolin i fali 18 tradhti bashkëshortore ish-sulmuesit, i cili me alkool u përpoq të kuronte epshin për femrat

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In