• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja e Spanjës refuzon fshatin olimpik

07/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tre orë e gjysmë udhëtim me tren i është dashur skuadrës spanjolle të meshkujve për t’u kthyer në Paris për finalen që do të luajë të premten ndaj Francës. Ata kanë vendosur të mos shkojnë në fshatin olimpik, por do të qëndrojnë në hotel. Shkak për këtë janë bërë ankesat e disa sportistëve për kushte jo të mira të fjetjes dhe ushqimit në fshatin olimpik të Parsit.

Përvoja e Fshatit Olimpik është diçka që të gjithë atletët duan ta përjetojnë. Por pas atyre që kanë dëgjuar, mbi kushtet e papërshtatshme në fshatin olimpik të Parisit, kombëtarja spanjolle e futbollit nuk do të qëndrojë atje por në një hotel.

Futbollistët spanjollë kanë mbërritur tashmë në Paris, pasi të premten në orën 18.00 në Parkun e Princave do të luajnë finalen për medaljen e artë olimpike, e përballë do të kenë kombëtaren e Francës. 22 lojtarët spanjollë, së bashku me të gjithë delegacionin, udhëtuan me tren nga Marseja për në Paris.

Pas një udhëtimi prej tre orësh e gjysmë, ata tashmë po pushojnë në kryeqytetin francez për të nisur përgatitjet për finalen. Ndërkohë që edhe trajneri i kombëtares A të Spanjës, Luis de la Fuente ka deklaruar se do të jetë në stadium të premten për të shijuar finalen e futbollit për meshkuj të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, atë midis Spanjës dhe Francës.

Next Post

Edi Rama për ekipin e xhudos: Ju nderoni Kosovën botërisht

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.