• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja/ “Legjionarët” zhvillojnë seancën e parë stërvitore, mungon Laçi, Bajrami arrin në limitin e kohës

18/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas përfundimit të sfidave me klubet e tyre, “Kuqezinjtë” të udhëhequr nga tekniku Sylvinho kanë zbritur pasditen e kësaj të hënë, në fushat e “Shtëpisë së Futbollit, për të zhvilluar seancën e parë stërvitore në kuadër të dy miqësoreve të marsit, ndaj Kilit më datë 22 e ndaj Suedisë më datë 25, që janë edhe ndeshjet e para të Kombëtares Shqiptare për vitin 2024.

Trajneri publikoi listën e të grumbulluarve të premten, megjithatë në fushë pasditen e së hënës mungonte Qazim Laçi, i cili ishte në udhëtim nga Praga drejt Tiranës dhe nuk arriti dot në kohë, për t’iu bashkuar grupit. Në limite mbërriti edhe Nedim Bajrami, që zbarkoi në qendrën stërvitore të kombëtares në kohën kur shokët po zbrisnin  në fushë, teksa u bashkua me ta disa minuta më vonë për një seancë të lehtë.

Mungonte gjithashtu edhe Naser Aliji, që luan pasditen e të hënës me skuadrën e tij, Voluntari, në elitën e futbollit rumun dhe më pas do të fluturojë drejt Tiranës, për t’u vënë në dispozicion të teknikut Sylvinho dhe stafit të tij.

Në seancën e parë stërvitore, Sylvinho mori edhe disa futbollistë nga Shqipëria U21 e Alban Bushit, duke qenë se futbollistët që luajtën të dielën me skuadrat e tyre, u lanë të kryejnë një seancë shkrydhëse, pa ngarkesën e zakonshme fizike. /i.m /abcnews.al

Next Post

Liga Unike, Tirana-Bashkimi në RTSH

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.