Thursday, 20. August 2026
Sport

Kombëtarja ngjitet dy vende në renditjen e FIFA-s

GS 24/10/2024 1 Min. Lesezeit

Shqipëria është ngjitur me dy vende në renditjen mujore të FIFA-s.

Për muajin tetor kuqezinjtë e Silvinjos kanë grumbulluar 1379.29 pikë, 1.38 më shumë krahasuar me pikët e një muaji më parë (1377.91).

Këtë muaj kuqezinjtë e Silvinjos zhvilluan dy ndeshje të vlefshme me Nations League.

Më 11 tetor u mundën nga Republika Çeke 2-0 ndërsa më 14 tetor fituan minimalisht 1-0 me Gjeorgjinë në Tbilisi.

Image

Teilen: