• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të shtatorit ndaj Ukrainës & Gjeorgjisë

02/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës (7 shtator, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (10 shtator, ora 20:45). Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore nisi në ora 17:45 dhe zgjati rreth 1 orë e 20 minuta.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar sot në fushën e Shtëpisë së Futbollit me një pjesë të lojtarëve, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët pasi kanë përfunduar ndërkohë impenjimet me klubet e tyre.

Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Sebastjan Spahiu, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi dhe Agim Zeka.

Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor me ekipin U-21. Në ditët në vijim pritet që intensiteti i stërvitjes do të vijë gradualisht në rritje.

Ashtu siç e bëri me dije edhe trajneri Silvinjo në konferencën e sotme për media, lista e Kombëtares ka pësuar një ndryshim. Armando Broja nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy sfida për shkak të një problemi fizik dhe ekipit do t’i bashkohet mbrëmjen e sotme sulmuesi Myrto Uzuni. Edhe Jasir Asani, Mario Mitaj dhe Enea Mihaj do t’i bashkohem skuadrës ditën e nesërme.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Ukrainës në transfertë më 7 shtator 2024, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, ndërsa tre ditë më vonë do të presë në shtëpi përfaqësuesen e Gjeorgjisë, takim që është planifikuar të nisë më 10 shtator në ora 20:45.

Next Post

Lajme jo të mira për trajnerin Sylvinho, kapiteni dëmtohet në stërvitjen e parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.