• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja nis sot grumbullimin, si paraqitet gjendja e ekipit para Moldavisë dhe Ishujve Faroe

13/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot, e hënë, grumbullimin për ndeshjet e muajit nëntor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.

Deri më tani në shtëpinë e futbollit, në Federatë Shqiptare të Futbollit, Kombëtares së parë i janë bashkuar të gjithë lojtarët përveç, Mitajt që pritet të mbërrijë në orën 19:00, Berishës, Dakut dhe Kastratit që vijnë më vonë, ndërsa Laçi është rrugës dhe pritet të bashkohet shumë shpejt me ekipin.

I vetmi ndryshim në listën e trajnerit Sylvinho është Arlind Ajeti, i cili pësoi një dëmtim dhe do i humbasë këto dy ndeshje, ndërsa në vend të tij ekipit iu bashkua mbrojtësi i Lokomotiva Zagreb, Jon Mersinaj.

Ndërkohë Kristjan Asllani është duke kryer stërvitje të diferencuar, pasi nuk është në gjendje për të punuar me pjesën tjetër të ekipit.

Në seancën e parë stërvitore Kombëtarja e parë do të zhvillojë edhe një test me ekipin e moshave U-21, me trajnerin Sylvinho dhe trajnerin Bushi që kanë vendosur t’i bashkojnë djemtë e tyre.

Më 17 nëntor, në orën 18:00 Shqipëria do të përballet në transfertë me Moldavinë, ndërsa më 20 nëntor në orën 20:45, Kombëtarja do të ndeshet në “Air Albania” me Ishujt Faroe, teksa “kuqezinjve” u duhet vetëm një pikë për të nisur “fluturimin” drejt Gjermanisë.

Next Post

Napoli zgjedh trajnerin e ri, De Laurentiis në kontakte me Igor Tudor

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.