• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja shqiptare e të amputuarve merr pjesë në Ligën e Kombeve 2023

18/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e të amputuarve do të marrë pjesë në turneun e Ligës së Kombeve, që do organizohet nga Federata Europiane e Futbollit për të Amputuar në bashkëpunim me UEFA-n në Skoci në datat 27-29 tetor.

Ky kompeticion do të funksionojë njësoj si ai i UEFA-s dhe organizohet për herë të parë për futbollin e të amputuarve, ndërkohë që ekipet pjesëmarrëse janë ndarë në katër divizione sipas renditjes së tyre. Çdo divizion përbëhet nga 4 ose 5 ekipe, të cilat do të luajnë ndeshje me sistem grumbullimi pikësh.

  

Kombëtarja shqiptare e do të garojë në Divizionin D të Ligës së Kombeve të Futbollit për Amputuar së bashku me Kosovën, Azerbajxhanin, Holandën dhe Skocinë, kurse ndeshjet do të luhen në qendrën sportive Dalgety Bay, Fife, Skoci.

Gjithashtu, turneu i Ligës së Kombeve është një shans për t’u kualifikuar për në finalet e Euro 2024 për të amputuarit.

Një lajm shumë i mirë për Kombëtaren shqiptare të të Amputuarve, e krijuar dhe mbështetur në çdo aspekt nga FSHF disa vjet më parë, duke zhvilluar edhe ndeshje miqësore ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe. Kjo skuadër merr pjesë për herë të parë në një turne madhor zyrtar në një kohë që lojtarët përgatiten e stërviten prej kohësh për këtë eveniment.

 

  

  


Next Post

Skandali në Rumani, vjen deklarata e fortë: Kosova duhet ta marrë ndeshjen në tavolinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.