Kombëtarja shqiptare U-19 mbylli pasditen e sotme në Durrës përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Maltës, në kuadër të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj paraqitet e plotë për këtë sfidë, me të gjithë lojtarët në dispozicion dhe në gjendje të mirë fizike.
Takimi do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora 15:00.
Teilen: