Sunday, 12. April 2026
Sport

Kombëtarja U-21/ Alili përpara miqësores me Moldavinë: Këtë takim e shohim si ndeshje kualifikuese!

GS 11/11/2025 1 Min. Lesezeit

Po sot nga Moldavia foli edhe mesfushori Burak Alili, i cili vlerësoi atmosferën pozitive në grup dhe theksoi rëndësinë e këtyre dy përballjeve për përgatitjen e skuadrës.

“Sot kemi stërvitjen e parë me ekipin. Atmosfera është shumë e mirë. Po përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje”, tha Alili.

Sa i përket rivales së radhës të Kombëtares për moshat deri në 21 vjeç, mesfushori tha: “Me Moldavinë kemi luajtur dy ndeshje më parë. Kemi fituar dhe barazuar. Do të japim maksimumin për të fituar më 13 nëntor”.

Në fund të fjalës së tij 21-vjeçari vlerësoi takimin duke analizuar: “Jemi të kualifikuar direkt në Europian, por këto ndeshje miqësore i shohim si ndeshje kualifikuese. Do të japim maksimumin për të bërë rezultate sa më të mira dhe për të fituar çdo ndeshje”.

Teilen: