Sunday, 17. May 2026
Sport

Kombëtarja U-21 merr “shuplakë” nga Rumania, mposhten “Shpresat”

GS 17/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare U21 ka marrë një “shuplakë” nga Rumania në kualifikueset e Europianit “Sllovaki 2025”.

Ekipi kuqezi i Alban Bushit e nisi në mënyrën më të keqe sfidën duke pësuar tre herë brenda pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, rumunët shënuan dhe dy herë të tjerë, teksa kuqezinjtë ngelën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Kristian Shpendit në minutën e 81’.

Kështu Shqipëria zbret në vendin e tretë në këto kualifikuese, ndërsa Rumania e parakalon në renditje.

Teilen: