• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja u besohet “titullarëve”

06/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të luajë me lojtarët më në formë të momentin por edhe me ata që në dy ndeshjet e fundit e kanë bindur trajnerin Sylvinho me cilësitë e tyre edhe pse me skuadrat ku luajnë nuk kanë shumë minuta në këmbë.

Ky është rasti i Kristjan Asllanit që pas paraqitjes pozitive me Moldavinë dhe Ishujt Faroe do të mbajë sërish mbi shpatulla një pjesë të mesfushës ashtu si edhe Ramadani e Bajrami që në Serie A konsiderohen jetikë për skuadrat e tyre.

Gjatë seancave të fundit stërvitore, trajneri brazilian i kombëtares ka preferuar ta fshehë formacionin por nuk është më një risi që në sulm Cikalleshi do të startojë titullar pas 3 golave të shënuar në po kaq javë me Konyaspor ndërsa Asani dhe Uzuni do të jenë krahët e tij ashtu siç ka ndodhur në të shkuarën pasi bëhet fjalë për dy lojtarë shumë të shpejtë dhe teknikë që i japin fantazi sulmit.

Në mbrojtjen me 4 rikthehet Ivan Balliu që ul në stol Mario Mitajn fantastik në dy ndeshje e fundit, ndërsa Hysaj do të veprojë në krahun e majtë me Ismajlin dhe Gjimshitin që rikthehet titullar.

Berisha ka marrë dritën jeshile për ta nisur që nga minuta e parë në portë ndërsa mungesa më e madhe edhe këtë herë është Armando Broja që sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për sfidat e tetorit dhe nëntorit.

Next Post

Kombëtarja e Shqipërisë ateron në Pragë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.