Wednesday, 19. August 2026
Sport

Kombëtarja U18 e vajzave e gatshme për “Taranto 2026”

GS 19/08/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës U18 (vajzat) ka përmbyllur sot kampin treditor stërvitor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Pas përfundimit të përgatitjeve, vajzat tona nesër udhëtojnë drejt Italisë, ku do ta përfaqësojnë Kosovën në disiplinën e futbollit në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Me përkushtim, punë dhe krenari për fanellën dardane, vajzat e drejtuara nga Albina Rrahmani janë gati për këtë përvojë të re ndërkombëtare.

Dardanet do të luajnë me Portugalinë, Italinë, Marokun dhe Slloveninë.

Teilen: