• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja U19 mban grumbullim treditor në Hajvali

04/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një kamp tjetër disaditor është duke u mbajtur nga Federata e Futbollit e Kosovës. Pas kampit të Kombëtares U17, këto ditë në Kampin Nacional në Hajvali është bërë grumbullimi i futbollisteve nën 19-vjeç.

  

Përmes këtij grumbullimi, FFK synon të sigurojë një numër sa më të madh të vajzave të cilat e kanë talent futbollin dhe me dëshirë duan ta përfaqësojnë kombëtaren e Kosovës në këtë grupmoshë.

Grupi i futbollisteve të grumbulluara i përkasin gjeneratës 2005/2006 dhe përbëhet nga futbolliste vendore dhe ato nga diaspora.

Përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Albina Rrahmani tha se kanë përfituar nga periudha e pushimeve dhe vizitat që vajzat nga diaspora kanë bërë në Kosovë, derisa e konsideron si mundësi të mirë për të dyja palët.

Sipas Rrahmanit, vajzat kanë potencial dhe nga performanca e mirë e tyre shpreson të krijohet jo vetëm një ekip i mirë i U19 por edhe ekipet tjera zinxhirë.

Nga ana tjetër futbollistet nga diaspora, Laureta Crnaveri dhe Ajlina Demaj u shprehen të lumtura për ftesën që u është bërë, derisa me kënaqësi presin të përfaqësojnë Kosovën.

Për atmosferën në kampin e Dardaneve foli edhe lojtarja vendore Bardha Gjonbalaj, e cila tha se i kanë mirëpritur vajzat nga diaspora dhe se bashkë po e shijojnë këtë grumbullim të shkurtër i cili po mbahet në Kampin Nacional në Hajvali./Lajmi.net/

  


Next Post

Rrjedhin fotot e para, mbrojtësi spanjoll po bëhet gati për prezantimin te Barcelona

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.