Nëse do që të fitosh një turne siç është Europiani, është krejtësisht tjetër histori nga fitimi i një kampionati. Sepse ti duhet të kesh njëfarë mentaliteti në skuadër. Italianët e kanë atë, argjentinasit gjithashtu. Anglia? Nuk e di nëse e kanë, s’do ta thosha. Ata janë të ngjashëm me ne, holandezët. Holandës i mungon mentaliteti i fituesit dhe kjo është arsyeja përse ata nuk e kanë fituar kurrë një turne. Ne kemi shumë cilësi në skuadër, por jo gjithnjë mentalitetin për t’i shkuar deri në fund dhe fituar atë. Ne holandezët gjithnjë duket sikur do të humbasim apo na mungon ai pak mentaliteti në fund.
Ne i kemi shkuar shumë pranë fitimit të një turneu të rëndësishëm. Në Botërorin e 2010- ës ne ishim në finale dhe në 2014-ën shkuam në gjysmëfinale. Vende të tjera, nuk e nisin mirë turneun, por ia dalin që të kualifikohen nga faza e grupeve dhe pastaj kanë mentalitetin për të fituar gjithçka dhe shkuar deri në fund. Ata duan ta vrasin turneun. Kjo nuk është thjesht nga ato gjëra që ti thua:
“Në rregull, ti duhet të kesh këtë, kështu që do të funksionojë dhe ne tani e kemi. Ka nevojë që gjithçka të nisë nga një moshë e re, duhet të rrënjoset në mentalitetin tënd që kur je një futbollist i ri. A do të kenë Anglia dhe Holanda një shans më të mirë sesa organizatorët e Gjermanisë për të fituar Europianin? Unë mendoj se janë që të dyja ekipe me shumë cilësi. Nëse ti krahason dy skuadrat dhe shikon emrat e përbërjes së tyre, mund të thuash: “Ndoshta Anglia ka më shumë potencial”.
Por Holanda ka një skuadër shumë të mirë gjithashtu. Herri Kejn dhe Xhud Bellingam janë futbollistë shumë të ndryshëm. Kejn është një numër 9, i cili ndonjëherë tërhiqet në thellësi, ndërsa Bellingam endet përreth. Si një mbrojtës, ti duhet t’i respektosh ata, por unë nuk do t’i kisha frikë.
PANORAMASPORT.AL