Ançeloti vinte në finalen e Superkupës kundër Barcelonës pas një jave shumë intensive. Gjyqtarët, një derbi (kundër Atletikos në gjysmëfinale), përsëri gjyqtarët, një Klasike (finalja) e në fund sërish gjyqtarët…
Dhe Ançeloti ka habitur të gjithë me mënyrën e vetme që dikush mund të bëjë një surprizë në futboll në ditët e sotme: duke shuar zjarrin në vend që ta ndizte atë. Mori një vendim të qartë për portën dhe zgjodhi Lunin:
“Do të luajë në finalen e Superkupës dhe në Kupën e Mbretit. Po ju a bëj të qartë”. Nxori një tjetër nga vetja, ndonëse disi më pak të zhurmshme, me kalimin e Brahim Diazit në sulm dhe mesfushori nga Malaga ishte vendimtar në gjysmëfinale, duke vulosur “manitën” në derbi.
Dhe të gjitha këto pasi kishte bërë surprizën më të madhe duke rinovuar me Realin e Madridit deri në vitin 2026 dhe hequr dorë nga … Brazili. me “surprizat” e tij, rezultati që mori në Arabi ishte mbresëlënës, goleadë kundër Atletikos së Madridit në gjysmëfinale, e pasuar nga një tjetër goleadë në finale ndaj Barcelonës. Një Superkupë për vitrinë dhe me një rekord në çantë: është trajneri i dytë me më shumë ndeshje në stolin e Realit (264).
Shifrat e tij bëjnë më shumë zhurmë sesa vetë fjalët i tij: 11 trofe me Realin dhe, vetëm këtë sezon, tre dëmtime të rënda në gju dhe vetëm një humbje në 28 ndeshje. Dhe përtej yjeve të skuadrës, prania e tij në Madrid është thelbësore për të kuptuar se çfarë përjetohet në klubin që, që nga koha e Visente Del Boskes nuk ka kaluar më shumë se tre vjet me të njëjtin trajner.
Një zotëri sikurse Ançeloti, që e ka bezdi që yjet e tij të tallen me rivalin. “Nuk më pëlqejnë lëvizjet e tepruara të Vinicus dhe Bellingam, ua thashë dhe atyre”, tha ai pas ndeshjes. Është e qartë, nuk ka më zotërinj si Ançeloti.
PANORAMASPORT.AL