Sunday, 5. April 2026
Sport

Komentatori arab u “çmend” kur Asani i shënoi Polonisë nga “himalajet”

GS 11/09/2023 1 Min. Lesezeit

Jasir Asani ishte protagonist i një eurogoli në fitoren e Shqipërisë kundër Polonisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

  

Shqipëria triumfoi 2:0 kundër Polonisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Asani zhbllokoi shifrat në minutën e 38-të me një supergol nga një distancë e largët.

Takimi mes Shqipërisë dhe Polonisë u komentua edhe nga komentatori i famshëm arab.

Ky i fundit u “çmend” pasi topi i goditur nga Asani u ndal në rrjetën e portës polake.

Mëposhtë mund të shihni reagimin e komentatorit arab./Lajmi.net/

  

  


Teilen: