Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Komenti i Mesit për fitoren e Barçës “çmend” rrjetet sociale

GS 28/10/2024 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi nuk e ka harruar Barcelonën, do të ishte e pamundur ta bënte këtë. Tetë herë fituesi i Topit të Artë përfitoi nga fitorja e bujshme e skuadrës blaugrana në El Clasico në Santiago Bernabeu (0-4) të shtunën për t’i dërguar një mesazh ish-klubit të tij.

Sulmuesi aktual i Inter Miamit ka reaguar ndaj postimit të klubit katalanas në Instagram, duke shkruar: “Sa fitore e bukur!!!”.

Komenti i shkurtër i “pleshtit” emocionoi tifozët e Barçës të cilët nuk hezituan të ndërveprojnë me të. Jo rastësisht përgjigja e tij mori më shumë se një milion pëlqime në rrjetet sociale.

Teilen: