• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Komiteti i gjyqtarëve të Spanjës: Dean Huijsen nuk duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq

17/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti i gjyqtarëve të Spanjës ka pranuar se Dean Huijsen nuk duhej të ishte përjashtuar në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Real Sociedad të shtunën.

Qendërmbrojtësi u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 32-të të ndeshjes së La Liga-s në ”Reale Arena”, për një ndërhyrje ndaj sulmuesit Mikel Oyarzabal.

Në episodin e fundit të videove të reja javore të CTA-së që analizojnë incidentet kontroverse, të publikuara të martën, komiteti pranoi se gjyqtari Gil Manzano kishte marrë vendim të gabuar.

“Koncepti kryesor është se interpretimi i pranisë dhe distancës së një mbrojtësi të dytë mund ta ndryshojë ndëshkimin nga një karton i verdhë në një karton të kuq të drejtpërdrejtë.

Gjyqtari tregon një karton të kuq, duke besuar se kjo përfshin një mundësi të qartë për të shënuar. Ky veprim paraqet dy skenarë të mundshëm, varësisht nga një mbrojtës i dytë i Real Madridit, çelësi i lëvizjes. Nëse besojmë se ai mund të mbërrijë dhe të sfidojë për topin, ndëshkimi i duhur duhet të jetë një karton i verdhë, për një sulm premtues.

Nëse, siç e interpretoi gjyqtari, distanca e bën të pamundur që ai të sfidojë topin, është një mundësi e qartë për të shënuar gol, e ndëshkuar me përjashtim.

Këto dy skenarë janë të hapur për interpretim, dhe kështu ky komitet e kupton se nuk i plotëson 100% kriteret e nevojshme për ‘DOGSO’ [mohimin e një mundësie për të shënuar gol], dhe ndëshkimi më i përshtatshëm do të kishte qenë një karton i verdhë.”, thuhet në videon e Komitetit të gjyqtarëve të Spanjës.

Si pasojë e këtij kartoni të kuq, Dean Huijsen është suspenduar me një ndeshje, ku do të mungojë të shtunen ndaj Espanyolit.

Next Post

Tragjedi në Serbi, ndahet nga jeta legjenda e Crvena Zvezdës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.