• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kompani: Bundesliga e lehtë? Pyesni kampionët dhe Dortmundin

11/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Leon Goretcka bëri debutimin e tij në njëmbëdhjetëshen e parë te Bajerni për sezonin aktual të shtunën pasdite në ndeshjen jashtë fushe kundër St. Paulit. Trajneri Kompani foli për situatën e 29-vjeçarit:

kompani

“Nuk ishte një situatë e lehtë për Leon në verë. E pamë që ka punuar shumë dhe e meriton këtë mundësi. Ka cilësi, nuk ishte një vendim i vështirë për ta inkuadruar si titullar. Arsyetim logjik, sepse skuadra kishte nevojë për këmbë të freskëta dhe ne pamë që cilësitë e tij mund të na ndihmojnë”. 38- vjeçari vazhdoi: “Ai duhet vetëm të mbajë ketë ritëm. Ne duam të kemi konkurrencë në të gjitha pozicionet”.

Në total, Gorecka ishte në fushë për 82 minuta përpara se Zhoao Palhinja të futej në lojë. Vinsent ka dhënë edhe një analizë më të gjatë të lojës kundër St. Pauli, në të cilën skuadra e Mynihut ka luftuar për një kohë të gjatë. Trajneri i kryesueseve të Bundesligës tha: “Kjo lojë erdhi në një moment të vështirë për ne, sepse ne patëm një ndeshje të Champions të mërkurën. Por ne kemi një skuadër shumë të mirë dhe na është dashur të zëvendësojmë disa lojtarë. Luajtëm kundër një ekipi shumë kompakt, me shumë energji dhe një trajner shumë të mirë. Edhe kur shënuam golin e parë, ata nuk u panikosën dhe qëndruan të duruar. Në fund të lojës, vendasit ushtruan pak më shumë presion. Mund ta vlerësoj shumë lart këtë fitore”.

Kompani gjithashtu shikoi konkurrencën dhe shtoi: “Nëse shikoni se çfarë bëri Leverkusen në Bohum dhe Dortmundi në Mainc, atëherë nuk ka ndeshje të lehta. Është një fitore shumë e mirë për ne”, e mbylli “timonieri” i Bajern Mynihut.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

KB Trepçës i shtyhet ndeshja ndaj Caledonia Gladiators, shkaku i vizave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.