• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kompani: Dinamo Zagreb “e hekurt”, por fiton Bajerni

17/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Bajernit, Vinsent Kompani, do të duhet të përballet pa mbrojtësin e djathtë Sasha Boei për ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit. 24-vjeçari grisi meniskun gjatë stërvitjes dhe do të mungojë për disa javë. I pyetur se si planifikon të zëvendësojë Boei, Kompani u përgjigj në konferencën për shtyp para duelit me kroatët.

kompani

DËMTIMI – “Kemi opsione. Do ta mendojmë sërish. Është afatshkurtër. Nuk kemi shumë kohë. Më vjen keq për Sashën, ai ishte në humor të mirë. Shpresojmë që ai të kthehet shpejt.” Në thelb, belgu shtoi: “Bëhet fjalë për djemtë që luftojnë. Kur shfaqen lojtarë të mirë, shanset për të fituar janë shumë të larta. Tani kemi korrur sukses në tri ndeshje. Ne duhet të vazhdojmë, fokusi është vetëm tek kjo.”

MUNGESA – Bavarezëve i mungon edhe një tjetër mbrojtës i djathtë për një kohë, Josip Stanisic. Kur u pyet për futbollistin me tipare defensive “timonieri” i gjigantëve nga Mynihu tha: “Na mungon. Nuk duam të nxitojmë asgjë, gjëja më e rëndësishme është që ai të bëhet plotësisht në formë”.

RIVALI – Belgu dhe ekipi i tij trajnerëve analizuan në detaje kundërshtarët Dinamo Zagreb. Ai raportoi: “Është një ekip i talentuar, teknikisht i fortë. Ata janë mësuar të kenë topin shumë në të tretën e fundit dhe për këtë arsye të gjejnë boshllëqet. Është një kundërshtar që është i mirë në mbrojtjen e portës, kështu që ata nuk lënë shumë hapësirë. Ne duam të vazhdojmë lojën tonë. Shpresojmë që kjo të na sjellë sukses.”

EKSPERIENCA NË KROACI – Si profesionist, Kompani dikur luante edhe kundër Zagrebit. Ai tha duke qeshur: “Më kujtohet se vrapoja shumë pas Luka Modriç. Kishte edhe lojtarë të tjerë shumë të fortë në fushë”, e mbylli Vinsent Kompani.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Jasir Asanit i mjaftojnë 2 minuta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.