• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kompani: Dua të jemi Bajerni më i mirë i historisë, ruajmë vazhdimësinë kundër Verderit

07/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Para javës së 21-të të Bundesligës, tra jneri i Bajernit, Vinsent Kompani, iu përgjigj pyetjeve të shtypit. Objektivi për ndeshjen kundër Verder Bremen të premten në mbrëmje është i qartë.kompaniPasi klubi bavarez pësoi një humbje 3-0 në Fejnord (Liga e Kampionëve) dhe më pas shpëtoi me “sy të nxirë” kundër Holshtain Kil në ndeshjen e fundit, mbrojtja e rekordmenëve të Gjermanisë është sigurisht nën vëzhgim nga afër. Përpara përballjes së 116-të me Verder Bremenin, trajneri Vinsent Kompani u përpoq ta klasifikonte këtë problem: “Ndryshon, ndaj Holshtain Kilit kur kryeson 4- 0, në ndeshjet e tjera është shumë afër. Unë pata fatin të jem pjesë e atij cikli 100 pikësh si lojtar në Angli me Mançesterin. Gjithmonë duhet të keni parasysh se i gjithë sezoni është i rëndësishëm, çdo fazë, çdo moment. Atëherë mund të keni sukses maksimal. Por ne jemi njerëz, nuk jemi perfekt. Duhet të përpiqemi gjithmonë të përmirësojmë atë që nuk po shkon mirë”.

Nuk ka dyshim se Verder mund të shkaktojë sërish një surprizë në “Allianz Arena” këtë sezon. Bremeni ka grumbulluar 30 pikë pas 20 javësh kampionatë, duke e bërë rezultatin e tyre më të mirë të përkohshëm në 13 vjet. Megjithatë, mungojnë dy mbrojtës të rëndësishëm, Marko Friedl dhe Niklas Stark (të dy të pezulluar për kartonë verdhë-kuq), gjë që sigurisht nuk i lehtëson gjërat.

Pavarësisht se është favorit dhe aktualisht kryeson tabelën, objektivi i Kompanis qëndron i palëkundur, fitorja: “Nuk është vetëm një synim të jesh më i mirë se kundërshtari, por edhe të jesh më i mirë se ekipet tona në vitet e fundit. Nuk është e lehtë, por kjo është arsyeja pse fokusi ynë është i lartë. E pabesueshme ajo që ka arritur ky klub në 20 vitet e fundit. Kishte edhe faza ku ishte më pak. Por në fazat e saj më të mira, kjo është unike në Europë. E di që ka ende punë për të bërë. Por unë qëndroj i qetë dhe dua të vazhdoj kështu”. Në përgjithësi bilanci duket pozitiv për bavarezët, por Verder e fitoi duelin e fundit ndaj Bajernit. Gjigandët nga Mynihu kanë pësuar vetëm një humbje në 30 duelet e fundit të Bundesligës me Bremenin (25 fitore, katër barazime) dhe kjo ishte sezoni i kaluar në shtëpi me një humbje 0-1 falë golit të Mitshel Vaiser në minutën e 59-të. Kjo humbje i dha fund një serie mbresëlënëse.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Supersfida e Serie A bashkon protagonistët e Kombëtares

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.