Wednesday, 19. August 2026
Sport

Kompani është i lumtur me Bayernin: Përmirësuam shënjestrën, nuk jemi të varur nga Musiala

GS 17/01/2025 1 Min. Lesezeit

Vinsent Kompani u shfaq shumë i kënaqur pas suksesit 5-0 ndaj Hofenhaimit në shtëpi.

Kjo është fitorja e dytë e bavarezëve në vitin 2025, duke treguar se janë në formë të shkëlqyer.

Përpos rezultatit, ekipi demonstroi grintë dhe dominim çdo aspekt, ndonëse nuk ishte rivali i denjë për të treguar “muskujt”. “Kundër M’Gladbah ishim superiorë në çdo aspekt, por na mungoi saktësia para porte, ndërsa me Hofenhaimin e rregulluam këtë problem dhe shënuam 5 gola. Dua të përgëzoj ekipin.

Kjo ndeshje vlejti edhe ndaj kritikëve, të cilët kanë thënë se ekipi është i varur nga Musiala. Shënuan lojtarë të ndryshëm dhe me aksione të sakta. I lumtur që gjithçka shkoi sipas planit. Koha të fokusohemi te ndeshja me Volfsburgun të shtunën”, e mbylli Kompani.

Teilen: