• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kompani: Nuk e kemi frikë Sitin, mund të kishim shënuar më shumë

30/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shorti i së premtes do të përcaktojë edhe rivalin e Bajern Mynihut në fazën me “play off” në Ligën e Kampioneve, aty ku dy kundërshtarët e mundshëm janë Mançester Siti dhe Sëlltiku.

kompani

Në rast të një dueli me “Qytetarët”, trajneri Vinsent Kompani do të ballafaqohej me Pep Guardiolën. Pas ndeshjes trajneri Kompani ka dashur të qetësojë tifozët, duke i dhënë besim grupit rreth vazhdimësisë: “Slovan luajti me forca të shumta në prapavijë dhe për ne ishte e vështirë të gjenim korridore të lira. Në pjesë e dytë u bë pak më e lehtë në krijimin e rasteve para portës mike. Të gjithë jemi dëshmitarë se me sa forca të shumta u mbrojt Herri Kejn dhe pjesa tjetër e sulmit. Në tërësi jam i kënaqur me ekipin, ndonëse mund të kishim shënuar më shumë gola. Më pëlqeu dëshira e Tomas Myler dhe inkursionet e Xhamal Musiala. Koha të hedhim fokusimi te ndeshja e radhës në Bundesligës kundër Holshtain Kil. Të shohim se çfarë do të ndodhë me shortin, pra cili do të jetë rivali ynë i ardhshëm. Mançester Siti është një skuadër e madhe, ku kam arritur sukseset më të rëndësishme në karrierë si futbollist, por tashmë jam në timonin e Bajernit dhe fitorja është gjëja më e rëndësishme. Gjithsesi, mund të përballemi edhe me Sëlltikun, gjithçka është e hapur”, përfundoi trajneri Kompani.

Kanë kaluar 5 vjet nga suksesi i fundit i gjigantëve nga Mynihu në kompeticionin më elitar në kontinentin e vjetër. Bundesliga dhe Champions-i janë dy garat që Bajerni ka mbetur në lojë, aq më tepër që finalja e Champions-it do të mbahet në “Allianz Arena”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kur do të hidhet shorti për rundin me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.